I pyetur nga Nacionale se cila është përgjegjësia e lidershipit të partisë për rezultatin, Hoti tha se ajo [përgjegjësia] nis nga zyrtari i parë i LDK-së në kontakt me qytetarë e deri te kreu i partisë, për të cilin tha se është përgjegjësi kryesor.
“Në çdo garë politike, përgjegjësia për rezultatin zgjedhor nis nga zyrtari i parë i LDK-së në kontakt me qytetarë, që është anëtari i Kryesisë së Nëndegës në lagje të qyteteve e në fshatra, e përfundon tek Kryetari i LDK-së si përgjegjësi kryesor”.
“Ne i kemi dhënë autorizime të plota Kryetarit të LDK-së për të organizuar partinë që nga viti 2021 e këndej. I kemi dhënë besimin dhe mbështetjen e plotë për vendimet e tij në funksion të përgatitjeve për këto zgjedhje. Kur jepet besimi i plotë, kërkohet edhe përgjegjësi e plotë”.
Më tej, Hoti ka folur edhe për çështjen e votave me postë nga diaspora, ku tha se vërhen dy fenomene, e që sipas tij, “disa kandidatë të listës së LDK-së janë votuar joproporcionalisht krahasuar me votat e tyre në Kosovë”.
“Nga analiza e shpërndarjes së votave nga votimi në Kosovë dhe votimi në diasporë vërehen dy fenomene. I pari, votat për LVV-në nga votimi në ambasada e konsullata janë tepër joproporcionale krahasuar votat që ky subjekt ka marrë nga votimi në Kosovë”.
“I dyti, disa kandidatë të listës së LDK-së janë votuar joproporcionalisht krahasuar me votat e tyre nga votimi në Kosovë. Në të dy rastet, shpërputhjet nuk janë të natyrshme. Vlerësoj se është krijuar pasiguri në procesin zgjedhor, me pasoja edhe për të ardhmen”, tha Hoti.
Të tjera
Çeku takon një grup profesionistësh, diskutojnë për sfidat e punës
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë