Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të hënën do t’i njoftojë ministrat e Jashtëm të BE-së për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme do të mbahet në Luksemburg dhe pritet të nisë në ora 08:00, nën drejtimin e vetë Kallas.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përballë sfidave politike dhe për të garantuar stabilitetin në rajon.
Gjithashtu, Kallas do t’i informojë ministrat për vizitat që i ka zhvilluar së fundmi në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, ku ka diskutuar me liderët lokalë për situatën aktuale në këto vende.



Të tjera
7 fakte se personaliteti juaj i frikëson të tjerët
Me profesionalizimin e tyre, kontribuojnë në stabilitetin rajonal
Tre të lënduar nga ak*sidenti mes dy veturash në Vushtrri