Serbia mund të shfrytëzojë situatën politike në Kosovë për sulm në veri? Ja çka thotë ish- ushtaraku

Të martën do të mbahet seanca konstituive e kuvendit dhe presidentja e Kosovës, duhet të mandatojë LVV-në, si fituese të zgjedhjeve, për të formuar Qeverinë, për të cilën nevojiten 61 vota.

LVV-ja, që ka fituar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, e ka pranuar se nuk mund ta formojë Qeverinë e re të Kosovës pa bashkëpunim me një nga partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.

Partia e Kurtit nuk i ka të sigurta as 10 votat nga komunitetet joserbe, që tradicionalisht e kanë mbështetur koalicionin qeverisës, ndonëse shumica nga këto parti kanë thënë se do ta votonin një ekzekutiv të udhëhequr nga ai.

dërkaq, nga 10 vendet e tjera të rezervuara për komunitetin serb, nëntë janë fituar nga Lista Serbe dhe një nga partia e ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Në takimin e 15 prillit, edhe nëse arrihet të formohet Qeveria, ajo me gjasë nuk do të jetë e qëndrueshme dhe e fuqishme siç ishte Qeveria në mandatin që po përfundon. Problemet pritet të paraqiten edhe në momentin kur duhet të zgjidhet Presidenti/Presidentja e Kosovës, ndaj ekziston mundësia që zgjedhjet të përsëriten gjatë vitit 2025”, shprehet Hoxha.

I pyetur nëse Serbia mund ta shfrytëzojë këtë situatë që të krijojë ndonjë sulm në veri të vendit, Hoxha thotë se ajo është e ndarë në dy grupe.

Sipas tij, në këtë moment mund të ketë ndikim më të vogël në politikën e brendshme të Kosovës.

Sa i përket çështjes së sigurisë, ajo është e qëndrueshme, për vetë faktin se grupet kriminale të instrumentalizuara nga Vuçiqi janë dobësuar ndjeshëm”, përfundon ish- ushtaraku.

Image

Hafir Hoxha

Kujtojmë se tashmë është zbardhur edhe agjenda e 15 prillit.

Kryetari në detyrë, Glauk Konjufca ka thënë se Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, për të vijuar me betimin e deputetëve. Në vijim do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve.

“Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV) dhe deputetja më e re, Sala Jashari (PDK). Para përfaqësuesve të subjekteve politike që kanë fituar vende në Kuvend kryetari Konjufca prezantoi edhe agjendën e regjistrimit të deputetëve, si procedurë standarde para seancës konstituive”.

“Kështu, të enjten, më 10 prill, nga ora 9:00 – 16:00 do të regjistrohen deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të premten, më 11 prill deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa të hënën, më 14 prill, deputetët nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të komuniteteve pakicë, në intervalin e njëjtë kohor”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

Me vendim të presidentes Vjosa Osmani seanca konstituive do të mbahet të martën, më 15 prill 2025, në orën 10:00.