Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar si legjitime kërkesën e deputetes Duda Balje për krijimin e një komune Boshnjake.
“Pse jo, po, sot”, ka thënë Haradinaj duke u shprehur i bindur për krijimin e një komune boshnjake.
Në një bisedë me gazetarin Astrit Gashi, Haradinaj ka pyetur se çfarë ka të keqe dhe çfarë rreziku ka që të krijohet një komune Boshnjake.
“Çka na rrezikon neve me qytetarë të Kosovës të komunitetit boshnjak. Çka humbim, asnjë gjë”, ka pyetur Haradinaj.



Të tjera
Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran
Njerëzit e pasur në botë i ndjekin këto pesë sekrete
Lansohet aplikacioni për deklarim të adresës së shtetasve të huaj në Kosovë