Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet që të merret ndonjë vendim konkret për heqjen e tyre.
Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike në Bruksel, të cilat janë të informuara mbi organizimin e këtij takimi.
Shumë shtete anëtare, përfshirë disa ndër më të fuqishmet, shprehen kundër vazhdimit të masave dhe vlerësojnë se ato janë të pakuptimta dhe po e dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe vetë punën e emisarit të ri evropian për dialogun.
Disa zyrtarë të lartë evropianë tërheqin vëmendjen se shtetet anëtare janë të bllokuara në këtë drejtim për shkak të mungesës së unanimitetit për heqjen e masave. Sipas këtyre burimeve, kundër heqjes nuk janë vetëm shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe disa që e kanë njohur pavarësinë e saj. Ato, siç thuhet, presin lëvizje konkrete nga Prishtina zyrtare për të mundësuar arritjen e një konsensusi brenda BE-së për heqjen e masave.



Të tjera
Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran
Njerëzit e pasur në botë i ndjekin këto pesë sekrete
Lansohet aplikacioni për deklarim të adresës së shtetasve të huaj në Kosovë