Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kishte paralajmëruar që njohja nga shteti i Kenias, të cilën ai e ndau lajmin me të tjerët, do të sillte edhe njohje tjera.
Ashtu siç e paralajmëruam, njohja nga Kenia, si shtet ndër më të fuqishmit në kontinentin afrikan, nxit një valë njohjesh për vendin tonë. Njohja nga Sudani është lajm fantastic. Urime Kosovë! E përgëzoj edhe presidenten Osmani për punën e saj që po zhvillon në Antalia. Urime Kosovë!”, ka thënë Pacolli.



Të tjera
Njerëzit e pasur në botë i ndjekin këto pesë sekrete
Lansohet aplikacioni për deklarim të adresës së shtetasve të huaj në Kosovë
15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe