Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj refuzimit të propozimit për heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane, duke e quajtur këtë një vendim të turpshëm dhe të papranueshëm.
Osmani ka theksuar se ndërsa Kosova ka eliminuar tarifat ndaj Serbisë, aleatit të saj ekzistencial, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i janë vendosur tarifa.
“Në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës – unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës – në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja që mbron interesin e vendit,” theksoi Osmani në Rubikon të Klan Kosova.
Ajo përmbylli deklaratën duke thënë se mënyra se si është trajtuar ky propozim tregon një refuzim të qartë nga ana e Qeverisë.
Të tjera
Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë
Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni