Ditë më parë, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi draft-raportin për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së gjatë viteve 2023 dhe 2024.
Në raport eurodeputetët kanë bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së kundër Kosovës.
Aty theksohet se masat nuk janë të justifikueshme pasi Kosova i ka përmbushur kërkesat e BE-së.
“Ne kemi nevojë për një kapitull të ri në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Është jashtëzakonisht pozitive që në peizazhin politik të Kosovës, të gjitha partitë kryesore janë fuqimisht në favor të integrimit në BE. E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane të bazuar në agjendën e reformës dhe ne do të punojmë së bashku,” tha autori i raportit është eurodeputeti Riho Terras.
Heqja e tyre është jo vetëm domosdoshmëri, por duhet të bëhet sa më parë. Largimi i Lajçak nga posti i negociatorit për Kosovën është një lajm shumë i mirë. Ai ishte jo vetëm një diplomat që vinte nga një vend që nuk e njeh Kosovën por qartësisht e shpesh me arrogancë ka vepruar e punuar si emisar i Serbisë e jo i BE-së. Po ashtu shpresoj se Kallas do ketë qasje më pozitive ndaj Kosovës krahasuar me paraardhësin e saj Borell”.
Krahas kësaj, si sinjal pozitiv e cilëson ardhjen e Sorensen, ndonëse thotë se kjo gjë nuk është e mjaftueshme.
Nela potencoi padrejtësitë që BE në vazhdimësi ndër vite ka bërë ndaj Kosovës.
“Ardhja e Sorensen në këtë aspekt pa dyshim që është një lajm i mirë por nuk mjafton. Në tërësi pozicioni i BE-së karshi Kosovës mbetet shumë me afër Serbisë se sa Kosovës.
Ka vite që në qarqet perëndimore ka një frymë në rritje keqardhjeje për ndërhyrjen e NATOS në vitin 1999. E kjo ka ndodhur për dy arsye; E para diplomacia e fuqishme e Serbisë qoftë ne BE qofte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e dyta fshehtësia dhe paaftësia e diplomacisë shqiptare.
Ne si shqiptarë duket se kemi harruar shumë shpejt gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe e kemi marrë pavarësinë e Kosovës si proces të mbaruar njëherë e mirë kur realiteti nuk është aspak i tillë falë edhe lëshimeve te paprecedenta që i janë bërë Serbisë ndër vite”, shpjegoi ai.
Ndër të tjera, opnionisti foli edhe për diplomacinë e Kosovës, e ku në këtë pikë Shqipëria tha se nuk e ka ndihmuar aspak.
Mirëpo, kërkoi korigjime dhe angazhim më të shtuar në aspektin diplomatic kundrejt Serbisë.
“Kosova ka pasur edhe një fat tjetër të keq në 12 vitet e fundit duke pasur Shqipërinë dhe diplomacinë e saj pro Serbisë e në shumë raste kundër Kosovës dhe Albin Kurtit.
Shembujt janë plotë e nuk është e nevojshme t’i përsëris këtu.
Duhet punuar fort në aspektin diplomatik për ndryshimin e kësaj status-quo që është e dëmshme për interesin e Kosovës.
Duhet ndoshta të korrigjohen shumë gjëra në aspektin e diplomacisë e mënyrës së bërjes së saj.
Nuk duhet të qëndrohet në pozita pritjeje me Serbinë, por përkundrazi duhet një diplomaci ofensive të paktën siç e bën ajo.
Padia për gjenocid ndaj Serbisë duhet të ishte bërë prej kohësh e jo të lihej në kalendat greke”, përfundoi Milaim Nela
Të tjera
Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë
Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni