Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ti lënë vulën e Partisë Demokratike, grupit të deputetëve të “Rithemelimit”, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se më në fund “e vërteta mori zë”, nga disa gjyqtarë me integritet.
Gjithashtu Noka i bëri thirrje demokratëve të bashkohen në Partinë Demokratike për të luftuar kundër “regjimit”.
Sot Shqipëria ka një Parti Demokratike të vërtetë, sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë. Kam vetëm një thirrje për të gjithë Demokratët. Partia demokratike është shtëpia juaj. Kthehuni në shtëpinë tuaj, se shtëpia juaj ka vend për të gjithë që janë kundër regjimit”,-tha Flamur Noka.



Të tjera
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Hakimi: Na quajnë Brazili i Afrikës
Moti i keq në New Jersey mund ta shtyjë sfidën Brazil – Marok