Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pasi ka dështuar të bëhet konstituimi i Kuvendit.
Krasniqi para mediave deklaroi se është e paprecedentë situata që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.
“Nuk do të lejojmë të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai.
Ndryshe, kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.
Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.
Të tjera
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni
Kush janë 17 ministrat e rinj të Ramës?
Jamal shumë brishtë, i bën se është adoleshent