Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, aleati i Sali Berishës është shprehur se tashmë vula e Partisë Demokratike është rikthyer te demokratët e vërtetë.
Në një konferencë për mediat nga selia e PL-së, Meta tha se PD-ja nuk është më në “kthetrat kriminale të Edi Ramës”. Ky vendim për Metën, është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e rivendosjes së legjitimitetit, kushtetutshmërisë, parlamentarizmit dhe llogaridhënies.
“Rikthehet vula tek demokratët dhe e heq nga kthetrat kriminale të Edi Ramës. U përpoqën të shkatërronin PD si forcën e parë opozita që solli pluralizmin në vend dhe që ka merita të jashtëzakonshme. Urimet më të mira për demokratët dhe të gjithë opozitarët dhe sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e parlamentarizmit dhe kushtetueshmërinë të cenuar rëndë dhe vendosjen e llogaridhënies në çdo nivel. Ramës i duhej shkatërrimi i opozitës për të marrë zgjedhjet vendore siç edhe ndodhi”, tha Meta.
“Apeli nuk i dha vulën Berishës, vetë Sali Berisha është vula”, shtoi ai.
Reagimi erdhi pasi vula e Partisë Demokratike tashmë do të jetë në dorën e Sali Berishës. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën sot që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e PD-së Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës