Fajësuan VV-në për dështimin e konstituives, Abrashi i kundërpërgjigjet opozitës

Artan Abrashi, deputet i VV-së i ka mohuar akuzat e opozitës parlamentare në të cilat thuhej se dështimi i seancës së sotme konstituive erdhi si shkak i këtij grupi parlamentar.

Abrashi në lidhje direkte, mes tjerash tha se një gjë e tillë nuk i shkoi përshtati kësaj partie kur dihej se ata e kishin në propozim formimin e një komisioni.

“Seanca konstituive e kuvendit ishte seancë e cila transmetohej drejtpërdrejt. Kuvendi i Republikës së Kosovës është një institucion transparent dhe qytetarët kanë pasur rastin që ta përcjellin seancën nga fillimi deri në momentin e ndërprerjes.

Nuk ka ekzistu ansjë arsye, po i përgjigjem narratives opozitare e cila e ka për qëllim me shtrembëru atë që ka ndodh. Nuk ka ekzistu asnjë interes i VV-së që sot kjo seancë të bllokohej e sidomos në pikën e saj,sikurse që është formmimi i komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e mandateve korumit“, tha ai.