Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se politikat e presidentit amerikan, Donald Trump po sjellin “ndryshime historike”, të cilat po e detyrojnë Bashkimin Europian ta “luajë një rol shumë aktiv” në formësimin e një rendi të ri botëror.
“Perëndimi, ashtu siç e kemi njohur deri tani, nuk ekziston më”, tha ajo në një intervistë për gazetën gjermane Die Zeit.
Edhe pse, siç thekson ajo, ka qenë gjithmonë “atlantiste e bindur” dhe “mike e madhe e SHBA-së”, kriza aktuale mes administratës amerikane dhe Europës, e kombinuar me sfidat më të gjera gjeopolitike, kërkon hapa vendimtarë nga BE-ja.
“Ajo që më parë e konsideronim rend botëror, tani po shndërrohet në një kaos global, i nxitur, ndër të tjera, nga lufta për dominim mes Kinës dhe SHBA-së, por sigurisht edhe nga ambiciet imperialiste të Vladimir Putinit”, tha ajo.



Të tjera
Shqiptarët ndër popujt më të stresuar në botë
Cilat janë lëngjet që kanë më shumë vitaminë C?
Shenjat paralajmëruese për shëndetin e gjëndrës tiroide