Njësia e reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim.
Kështu kanë shkruar përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Partia Socialdemokrate (PSD).
Sipas tyre, ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti.
“Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjendet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike”, thuhet në postim.
Të tjera
Aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se dërgonte informacione tek BIA serbe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në ISIS
Kam marrë kërcënime për dhunim të vajzave, jemi të detyruar t’i izolojmë
Inspektorati dhe Policia e Kosovës marrin nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë