Ndonëse dy herë radhazi dështoi seanca konstituive, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se i kanë numrat për formimin e institucioneve të Kosovës.
Në një deklaratë për KP, Maqedonci e vlerëson qasjen e opozitës si goditje ndaj demokracisë.
Sipas tij, fitorja e partisë Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk është dosido dhe siç thotë ai opozita po e sheh këtë rrezik, kështu duke penguar konstituimin e Kuvendit.
Maqedonci: Patjetër që numrat i kemi, qasja e opozitës është goditje e demokracisë
Ndërkaq, lidhur me atë nëse LVV-ja ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, Maqedonci thotë se një gjë e tillë do të bëhet e ditur nesër, shkruan KosovaPress.
Maqedonci: Ne nuk futemi në seancë pa pasur emër
“Besoj që kjo do të bëhet e ditur nesër, të shtunën kur edhe është planifikuar dhe seanca e radhës…Patjetër që ne nuk futemi në seancë pa pasur emër (kryeparlamentarit)”, thotë Maqedonci.
Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill por PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Sipas Ligjit për Qeverinë, nëse një anëtar i ekzekutivit zgjidhet deputet i Kuvendit, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti qeveritar para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Sipas rregullores së Kuvendit, deputetët duhet të mblidhen çdo 48 orë.
Të enjten më 17 prill, deputetët e zgjedhur dështuan për herë të dytë të konstituojnë organin legjislativ.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së ftoi për konsultë partitë politike dhe më pas e ndërpreu seancën duke thënë se “nuk pati konsensus” se si të vazhdohet tutje.
PDK, LDK dhe AAK kritikuan Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e seancës, që sipas tyre po bëhet për “pazare politike”.
Betimi i deputetëve do t’i hapte rrugë votimit të kryeparlamentarit dhe më pas qeverisë së re.
Deri më tash, LVV-ja si parti fituese nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit dhe as nëse i ka numrat për ta votuar atë.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin