Deputetja e Guxo dhe ish-ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka komentuar zhvillimet politike në Kuvendin e Kosovës, pas seancës ku deputetët e rinj bënë betimin, duke e cilësuar këtë si kapërcim të një bllokade nga opozita.
“Shteti nuk është i shantazhueshëm. Sot e tejkaluam bllokadën e parë të opozitës dhe bëmë betimin si deputetë”, ka deklaruar Gërvalla.
Ajo shtoi se sfidat përpara nuk janë të lehta, por se përpjekjet për ndërtimin e institucioneve do të vazhdojnë me përkushtim.
“Vazhdojmë të hënën betejën parimore dhe aspak të lehtë për konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit,” u shpreh deputetja.
Seanca e së premtes shënoi një hap përpara në konstituimin e legjislaturës së re, megjithatë përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit mbetet ende pezull, pas dështimeve të deritashme për të siguruar shumicën e nevojshme



Të tjera
Kortizoli ose hormoni i stresit, kur rritet dhe lidhja me ushqimet
Jake Paul suspendohet nga boksi menjëherë, pas humbjes me nokaut nga Anthony Joshua
Pep Guardiola thotë se City duhet të “përgatitet” për pasardhësin e tij