Gjermania dhe BE-ja kanë premtuar të ndihmojnë Ukrainën të riparojë dhe rindërtojë infrastrukturën e saj energjetike, siguruan të martën liderin ukrainas në Berlin, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefja e BE-së, Ursula Von der Leyen.
Ndryshe, Ukraina ka humbur gjysmën e kapacitetit të saj gjenerues të energjisë elektrike si rezultat i sulmeve ruse.
E Scholz tha se fokusi do të jetë në energjinë e rinovueshme dhe potencialin e hidrogjenit dhe shtoi se përpjekjet do të jenë “rindërtimi i një shteti të ardhshëm anëtar të BE”.
Ndërsa Von der Leyen premtoi 1.9 miliardë euro ndihmë për Kievin, disa prej të cilave janë gjeneruar nga interesat që rrjedhin nga asetet ruse që Perëndimi ngriu.
Zelenskyy foli për herë të parë në Bundestagun gjerman të martën.
Aty mungonin dukshëm politikanët nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe aleanca “Sahra Wagenknecht”.
Të dyja palët kërkojnë t’i jepet fund dërgesave të armëve në Ukrainë.
Të tjera
Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri
Biografia e kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha
Abdixhiku: Një fitore e injorancës