Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të reja të 9 shkurtit, ka mbajtur tri seanca parlamentare me deputetët e rinj. Në seancën e parë dështoj verifikimi i mandatit të deputetëvë, në seancën e dytë dështoj konsituimi i Kuvendit dhe të tretën, kur u propozua nga Vetëvendosje si kryetare parlamenti, Albulena Haxhiu, dështoj zgjedhja e saj.
Kuvendi në seancën e radhës pritet të mblidhet sërish të hënën, ndërsa nga vetë ish ministrja e Drejtësisë, është bërë e ditur se propozimi i Vetëvendosjes për kryeparlamentare do të jetë i njëjtë.
Fillimisht ishte përmendur emri i Fatmir Limajt për këtë pozitë, mirëpo, në seancën e fundit ishte Haxhiu ajo që u propozua, por që është refuzuar nga opozita.
Propozimi që ajo të marrë postin e kryeparlamentares, mori votat e Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë deputetëve të pakicave joserbe përveç Duda Bales dhe Veton Berishës. Pro zgjedhjes së Haxhiut si kryeparlamentare votoi edhe Nenad Rashiq.
Burjani: Gabimi ishte i VV, dy herë kishte kandiduar të njëjtën, e nëse nuk t’i japin votat herën e parë asnjëherë si merr
Lidhur me dështimin e zgjedhjes së Haxhiut si kryeparlamentare në atë seancë, ka folur profesori dhe juristi, Blerim Burjani.
Ai ka theksuar se ajo është e padëshiruar nga opozita për këtë arsye nuk ka marr 61 vota.
“Ҫudi është pse Glauki nuk u kandidu, besoje se më lehtë do t’i merrte votat opozitës për shkak se edhe ashtu VV-së i takon kryeparlamentari. Gabimi ishte i VV, dy herë kishte kandiduar të njëjtën, e nëse nuk t’i japin votat herën e parë asnjëherë si merr”, vlerëson ai.
Shkodra tregohet kritike ndaj Limajt pse nuk po tregohet transparent me publikun, sikur kur tregoj qëndrimet e Nismës
Për këtë ҫështje ka edhe analistja politike, Magbule Shkodra. Ajo është treguar kritike se pse po zvarritet konstituimi i Kuvendit dhe kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje të veprojë sipas ligjit.
“Sa i përket zhagitjes së procedurave të tjera, mendoj se opozita po kërkon zbatimin e ligjit, po kërkon dorëheqjen individuale të secilit, kryeministrit dhe ministrave dhe nuk dëshiron të bëj shkelje ligjore, dhe në anën tjetër, nuk e kuptoj Lëvizjen Vetëvendosje pse e ka kaq të vështirë të dorëzohet në mënyrën si i kërkon ligji dhe jo opozita, në mënyrë që të mos kemi zvarritje por konstituim të Kuvendit të Kosovës”, thekson ajo.
Derisa ishte lakuar emri i Fatmir Limajt, analistja Shkodra tregon se një marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Limaj ekziston, mirëpo qe ende po mbahet sekret.
Ajo tregohet kritike ndaj Limaj pse nuk po tregohet transparent me publikun sikur kur tregoj qëndrimet e Nismës.
“Z. Fatmir Limaj në herën e parë kur u tentua konstituimi i Kuvendit të Kosovës, u raportua se tre deputetët e Nismës Socialdemokrate, përfshirë edhe Limajn kanë votuar për atë raport për verfikim të mandateve, kjo tregon se ka një marrëveshje ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt, por kritika ime është për Limajn pse po e mban sekret këtë marrëveshje, pse nuk është transparent me publikun, ashtu sic u bë transparent një ditë pas zgjedhjeve, atëherë kur doli në një televizion dhe tregoj qëndrimet e Nismës Socialdemokrate dhe duhet të bënte të njëjtën gjë edhe tani”, thekson Shkodra.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin