Deputetja e VV-së me akuza ndaj opozitës: Zgjedhjet e reja janë një mundësi e pashmangshme

Të shtunën u mbajt seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Por, kjo seancë nuk përfundoi siç ishte paraparë në agjendë.

Në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje e propozoi Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit. Megjithatë, ajo nuk mori mjaftueshëm vota për t’u bërë kryeparlamentare, duke shkaktuar një tjetër bllokim.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi në një prononcim për “Bota sot” ka hedhur akuza ndaj opozitës, duke thënë se po e dëmtojë funksionalitetin e shtetit.

Image

Arijeta Rexhepi

“Situata e djeshme në Kuvendin e Kosovës është dëshmi e një bllokade të thellë politike dhe institucionale ng ana e opozitës, e cila po dëmton seriozisht funksionalitetin e shtetit tonë. Dështimi i seancës dhe pamundësia për të votuar znj. Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit, sipas mendimit tim, nuk lidhet vetëm me kandidaturën e saj, por është shprehje e një sabotimi institucional”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, deputetja e VV-së ka folur edhe për mosvotimin nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Veprimet e opozitës tregojnë mungesën e një qasjeje shtetformuese ndaj institucioneve. Ata janë të obliguar me ligj të marrin pjesë në votim. Kur interesi partiak vendoset mbi interesin e qytetarëve dhe mbi nevojën për stabilitet institucional, demokracia fillon të lëkundet”, ka thënë ajo.

Tutje, Rexhepi ka shtuar se janë të angazhuar për formimin e institucioneve, por nuk i ka përjashtuar zgjedhjet e reja.