Gjatë seancës së së shtunës, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme.
Haxhiu ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë kandidate për kryeparlamentare edhe në seancën e ardhshme.
Ndërkohë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka hedhur akuza ndaj deputetëve të opozitës që nuk morën pjesë në votimin për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit.
Lidhur me këto zhvillime, analisti politik, Hidajet Ahmeti në një bashkëbsiedim për “Bota sot”, deklaruar se opozita nuk ka mundësi tjetër veçse të votojë për kandidatin e propozuar nga partia e parë.
“Opozita është e vetëdijshme për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila specifikisht i jep të drejtë partisë së parë për të propozuar kandidatin për kryparlamentar. Opozita e ka të domosdoshme të votoj kandidatin e propozuar nga partia e parë, kuptohet nëse partia e parë nuk i ka votat e mjaftueshme”, ka thënë ai.
Sa i përket mos votimit të kandidatës së VV-së për kryetare të Kuvendit, Ahmeti ka shpjeguar se problemi i opozitës nuk është Haxhiu.
“Partitë politike duhet të zhveshën nga inatet personale, pasi Kosova ka nevoj të krijoj institucione të qendrueshme për t’i çuar proceset përpara. Opozita duhet të filloj të merret me vetën dhe në të ardhmen të jetë konstruktive në kritika, pasi kjo mënyrë e veprimit nuk i jep mundësi të rriten elektoralisht, por opozita as nuk e ka komoditetin të sillet kështu”, ka përfunduar ai
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin