Presidentja Vjosa Osmani tha se populli i Kosovës bashkohet në zinë për vdekjen e Papa Françeskut, ndërsa shkroi kështu në një postim në X:
“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë”.
Osmani tha se “trashëgimia e tij do të jetojë në pafundësi në jetët e panumërta që ai preku”.
“Ne qëndrojmë përkrah të gjithë atyre që e çojnë përpara mesazhin e tij të qëndrueshëm për shpresë, paqe dhe dinjitet njerëzor”, shkroi ajo.



Të tjera
Kosova dhe Maqedonia e Veriut më afër njëra-tjetrës, VLEN publikon video nga punimet në autostradë
Çka ndodh nëse bëni ushtrime çdo ditë?
Hithrat mund të ulin presionin e gjakut