Kryeministri në detyrë Albin Kurti në emër të popullit të Kosovës ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Kurti shkruan se trashëgimia e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë së Papa Françeskut, do të jetojnë përgjithmonë.
“Në këtë të Hënë të Pashkëve, një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët anembanë botës, vajtojmë ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.
Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të jetojë përgjithmonë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U prehtë në paqe”, shkruan Kurti.



Të tjera
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen
The*rje me thi*kë në Aktash të Prishtinës