Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se subjekti i tij politik, nuk ka ndërruar qëndrim dhe se nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
Do të votojmë njëjtë si herët e kaluara sepse nuk ndajnë bindjen e njëjtë me partinë e parë [Vetëvendosjen]”, deklaroi Abdixhiku.
Abdixhiku e bëri këtë konfirmim pak para rinisjes së seancës.
Nga 61 vota sa nevojiten, të shtunën, më 19 prill, pro zgjedhjes së Haxhiut në këtë detyrë kanë votuar 57 deputetë./REL



Të tjera
Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’
Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje