Ramush Haradinaj ka folur pas ndërprerjes së seancës së sotme të konstituimit të Kuvendit.
“Keq që nuk po fillon edhe në kohë, ju e patë 40 minuta me vonesë, e kanë pasë gjithë kohën, dy ditë. Joserioze kjo.
Është e vërtetë që edhe në të kalumen ka pasë negociim për kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës për me u bashkëvotu për kryeparlamentar dhe nënkryetarë.
Ne kemi thënë si Aleancë, që po të ishte dikush tjetër në vend të zonjës Haxhiu e kishimm votu.
Nëse VV nuk i ka votat për kandidatin e vetë, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues.
Ne po presim që në nivel të partive politike të ndodhin këto diskutime”, tha ai.



Të tjera
Nëse vuani nga gurët në veshka, mos i hani këto ushqime
Sëmundja gjenetike e hekurit më e shpeshtë se sa që mendohej
10 tipet e femrave nga të cilat meshkujt duhet të tremben