Kryetarja e Listës GUXO Donika Gërvalla ka reaguar pas dështimit të sërishëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Gërvalla ka shkruar së opozita po vazhdon të bllokojë konstituimin e Kuvendit.
Këtë veprim të partive Gërvalla e ka quajtur të pakiptimtë dhe të papranueshëm.
“Meqë thoni që nuk i paskemi numrat për formim të qeverisë, pse nuk silleni institucionalisht dhe nuk mundësoni kalimin deri në atë pikë? Apo jeni ende të zënë me diskutimet se kush kujt ia vodhi votat me postë?”, ka shkruar mes tjerash ajo.
Postimi i plotë:
Qytetari ka folur qartë më 9 shkurt, por opozita vazhdon bllokimin e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Një gjë është e qartë: Kryetarin e Kuvendit e propozon koalicioni fitues, askush tjetër. Në rastin konkret, zgjedhjet i ka fituar koalicioni LVV/GUXO/Alternativa, i cili ka fituar më shumë vota se numri dy dhe tre së bashku.
Partia dy dhe tre ka të drejtë të propozojë nga një nënkryetar, sipas përzgjedhjes dhe preferencës së tyre.
Institucionalista, ku jeni? Si ia shpjegoni votuesit tuaj këtë bllokim të pakuptimtë dhe të papranueshëm të institucioneve?
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin