Ditën e shtunë i erdhi fundi sezonin të 4 të “Big Brother Vip Albania”, fitoren e të cilit e rrëmbeu artisti nga Kosova, Gjesti.
Një person hiperaktiv, me një energji pozitive, Gjesti arriti të rrëmbente zemrat e publikut shqiptar dhe fitoren e “BBVA4”.
Një fitore e cila i solli sukses dhe në pjesën tjetër.
Numri i ndjekësave si dhe performanca e profilit të tij nëpër rrjet është përmirësuar me shifra 6 shifrore.
Ajo që është vënë re në rrjet mbetet fakti se mesa duket Gjesti po arrin të rrëmbejë më shumë vëmendje sesa fituesi i edicionit 2 të këtij spektakli, Luiz Ejlli.
Kutojmë se Ejlli nga një artist i cili qëndronte larg rrjetit, me fitoren e “BBVA2” theu rekord shikueshmërie si dhe ndjekësash në Instagram, por jo vetëm!
E njëjta gjë, madje akoma më mirë po ndodh me Gjestin.
Në videon e postuar në profilin e tij ku shfaqet momenti i shpalljes së fituesit të “Big Brotherit”, ka bërë xhiron e rrjetit duke numëruar më shumë se 185 mijë pëlqime, 7800 e ca komente dhe 3900 e ca shpërndarje. Me këtë performancë, Gjesti ka rrëmbyer rekordin që Luiz Ejlli theu para dy vitesh, ku në videon ku ai shpallet fitues numëronte 184 mijë pëlqime.
A do të jetë Gjesti një person po aq i dashur dhe i njohur në rrjet sa Ejlli? Kjo nuk dihet akoma, por deri më tani shifrat flasin vetë.




Të tjera
Pse tek disa venat janë shumë të dukshme në lëkurë?
Banjska, barra më e madhe politike e pushtetit në Serbi
Marokeni 18-vjeçar po shkëlqen në Botëror, gjigantët e Evropës në garë për transferimin e tij