Ka një bukuri delikate në zakonet e përditshme të meshkujve që ndajnë një lidhje të thellë emocionale me partneret e tyre.
Nuk ka të bëjë me gjeste madhështore apo dhurata të shtrenjta, përkundrazi, janë veprimet e vogla të përditshme ato që kanë rëndësi.
Ajo zbuloi tre zakone të përditshme të meshkujve që janë të lidhur fort emocionalisht me partneret e tyre.
Shprehin mirënjohje
Mirënjohja është përbërësi sekret i recetës për një marrëdhënie të shëndetshme, zbulon Fey.
“Burrat me një lidhje të thellë emocionale me partneret e tyre priren të shprehin mirënjohjen e tyre për gjërat e vogla që partneret e tyre bëjnë çdo ditë. Pavarësisht nëse është një vakt i gatuar në shtëpi apo thjesht mbështetja e tyre e vazhdueshme, ata kurrë nuk humbasin mundësinë për të thënë “faleminderit”, tha ajo për Hack Spirit.
Ajo shton se mirënjohja është kaq e thjeshtë dhe çelësi për një marrëdhënie të suksesshme.
Ata gjejnë kohë për partnerët e tyre
“Për meshkujt që janë të lidhur fort me partneret e tyre, është e rëndësishme të kalojnë kohë cilësore me to. Pavarësisht se sa të zënë janë, ata gjithmonë gjejnë kohë për të qenë me partneret e tyre”, shpjegon këshilltarja.
Shprehin ndjenjat e tyre
“Është e vërtetë që lidhja emocionale nuk i heq hamendjet”, thotë Fey. Meshkujt që i duan partneret nuk i fshehin ndjenjat e tyre. Ata i shprehin hapur dhe sinqerisht. Pavarësisht nëse ndihen të lumtur, të trishtuar, të frustruar apo të emocionuar, ata nuk ngurrojnë t’i ndajnë ato emocione me partnerët e tyre.
“Ata e kuptojnë se shprehja e ndjenjave nuk është një shenjë dobësie, por një provë e vërtetësisë së tyre. Fshehja e emocioneve mund të çojë në keqkuptime dhe pakënaqësi. Nga ana tjetër, shprehja e ndjenjave mund t’ju sjellë më afër partnerit dhe të forcojë lidhjen tuaj emocionale”, përfundoi ajo.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit