Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka deklaruar se formimi i Qeverisë dhe konstituimi i Kuvendit janë dy procese të ndara, raporton Ekonomia Online.
“Formimi i Qeverisë i takon partisë fituese, e cila duhet të sigurojë 61 vota. Shpresoj dhe uroj që konstituimi i Kuvendit të ndodhë sot. Po të varej vetëm nga ne, ai do të ishte konstituar tashmë. Është opozita ajo që po e bllokon këtë proces. Kryesuesi e ka për detyrë dhe përgjegjësi të vazhdojë seancën”.
“Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në këto zgjedhje dhe mendoj se është një propozim i duhur. Këto janë dy procese të ndara: njëri është konstituiv, ndërsa tjetri është barrë e partisë – në këtë rast e Kryeministrit Kurti – për të siguruar shumicën e nevojshme”.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin