Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, fajësoi opozitën për moskonstituim të Kuvendit, raporton Ekonomia Online. Pas dështimit të vazhdimit të sotëm të seancës, Nagavci tha se qëllimisht po anashkalohet Albulena Haxhiu s gruaja më e votuar.
“Ju e patë, edhe kësaj radhe opozita votoi kundër duke mos mundësuar konstituimin e Kuvendit. Duke parë që gruaja më e votuar në këto zgjedhje është kandidatja e VV-së është e qëllimshme që të anashkalohet, përderisa është përgjegjësi ekskluzive e partisë fituese të zgjedhjeve. Ka pasur takim, por duket që edhe pas takimit nuk ka pasur ndonjë vendim. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të mundësojnë konstituimin e Kuvendit. Ne dhamë dorëheqje sipas obligimit dhe në anën tjetër jemi qeveri në detyrë, sepse jemi të obliguar deri në dorëzim të detyrës qeverisë së ardhshme”, tha Nagavci.



Të tjera
Ancelotti: Kush do ta kishte menduar se Argjentina do të kishte vështirësi kundër Kepit të Gjelbër?
25 vjet më parë ishte arritur marrëveshja për paqe mes Maqedonisë dhe shqiptarëve
Kakao ul presionin e lartë të gjakut