Dita e sotme shënon 25 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 33 vjetorin e lindjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar këto dy ngjarje.
Ai gjithashtu uroi edhe popullin e Kosovës për përvjetorin e hyrjes së NATO-s në luftë, në ndihmë të UÇK-së.
Postimi i Ramës:
Mirëmëngjes me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore, si edhe gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Të tjera
“Ende mendoj se jemi një nga favoritët”, ylli i Spanjës nuk heq kandidaturën për Kupën e Botës
FIFA ndryshon rregullat pas ankesës së Tuchel
Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës