Pas seancës ku Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti ta zgjedhë Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit, Albin Kurti u pa duke u larguar me shpejtësi nga ndërtesa e Kuvendit, i shoqëruar nga një ekip sigurie.
Kurti, i cili mban ende funksionin e kryeministrit në detyrë ishte i rrethuar nga truproja, njëri prej të cilëve mbante një mburojë të palosshme antiplumb, ndërsa një tjetër kishte në dorë një çadër të zezë, që ndonëse mund të përdoret për mbrojtje nga shiu, mund të shërbejë edhe për raste kur parashikohen provokime fizike të lehta, siç janë vezët apo ngjarje të ngjashme – diçka që ka ndodhur më parë në skenën politike kosovare.
Në këtë fazë, duket se çdo lëvizje politike dhe fizike e liderëve të njohur mbetet nën vëmendje të shtuar – jo vetëm për përmbajtjen politike, por edhe për mesazhin simbolik që përcjell.



Të tjera
Kaçurrelat nuk janë për të gjitha flokët
Pushtimi i Iranit nga SHBA-ja dhe Izr@eli mund të shkaktojë një valë të re inflacioni global
Familja palestineze çel iftarin mes rrënojave të shtëpisë së shkatërruar nga su*lmet izr@elite në G@za