Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik shqiptar ka shënuar një zhvillim të rëndësishëm, në Liban është arrestuar 49-vjeçari Fadi Alwan, shtetas palestinez, i cili dyshohet se rreth dy muaj më parë vrau me thikë vajzën e tij, Rayan Alwan, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë.
Arrestimi i tij u realizua si pjesë e një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe libaneze, me ndërmjetësimin e Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit. Qëllimi është ekstradimi i tij në Shqipëri, ku ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Edhe pse Shqipëria dhe Libani nuk kanë një marrëveshje bilaterale për ekstradimin, palët po referohen në një konventë ndërkombëtare për të mundësuar kthimin e Alwan në Shqipëri dhe përballjen e tij me drejtësinë.
Aktualisht, autoritetet po vijojnë procedurat ligjore ndërkombëtare dhe bashkëpunimi me Interpol-in për të finalizuar ekstradimin e të dyshuarit.
Të tjera
Kurti takon ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen
Turqia e nis ciklin kualifikues për Botëror me fitore ndaj Gjeorgjisë
7 gjëra të vogla që zbulojnë karakterin tuaj