Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka bërë publike deklaratën e tij të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, duke zbuluar pasuritë dhe të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.
Për sa i përket pasurive të paluajtshme, Sveçla ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij zotërojnë pasuri të paluajtshme me vlerë më shumë se 1 milion e 250 mijë euro.
Ai ka 6,000 euro për të cilat gruaja e tij është 100% aksionare në një biznes, ndërsa një tjetër biznes në të cilin gruaja është aksionare 50% ka një vlerë prej 100,000 euro.
Përveç kësaj, ai ka 7,828 euro para të gatshme, të cilat i ndan me bashkëshorten, dhe ka marrë një kredi prej 19,500 euro më 2 shtator 2024.
Sa i përket të ardhurave vjetore, Sveçla ka 19,468.95 euro nga paga e tij si ministër i Punëve të Brendshme. Po ashtu, ai ka realizuar 2,798.41 euro nga meditjet dhe udhëtimet zyrtare.
Bashkëshortja e ministrit ka të ardhura vjetore të konsiderueshme, duke përfshirë më shumë se 35,000 euro nga burime të ardhurash.
Të tjera
Kurti mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Trajnuese Diakonie, në Mitrovicë
Ndalja e Dialgout Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”