Distria Krasniqi është kampione e Evropës në kategorinë – 52 kg.
Trimëresha jonë në finale u ballafaqua me italianen Odette Giuffrida.
Milica paketoi valixhet për në Serbi, e hedhur për tokë nga dëshpërimi.
Pastaj Krasniqi e mposhti holandezen Naomi Van Krevel, në gjysmëfinale e mundi spanjollen Ariane Soler dhe në finale u ballafaqua me xhudisten Odette Giuffrida.
“Kampionia jonë, Distria Krasniqi, shkëlqen në Kampionatin Evropian për Senior 2025 në Podgoricë dhe sjell MEDALJEN E ARTË për Kosovën!
Në finale Distria mposhti kampionen botërore e vitit 2024, Odette Giuffrida nga Italia.
Krenarë për Distrian! I solli Kosovës edhe një medalje të artë! Me çdo medalje, ajo shkruan historinë!”, ka shkruar bë faqen e saj Federata e Xhudos e Kosovës.
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik