Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka folur para mediave pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka thënë se sot “u bë edhe një shkelje tjetër kushtetuese, ligjore, me arbitraritet u tentua të ndryshohet mënyra e votimit”.
“Rregullorja e Kuvendit përcakton mënyrat e votimit… Kjo përcaktohet në fillim të procesit”, është shprehur ajo.
Bajrami ka thënë se “asnjëherë në histori nuk ka ndodhur të ndryshohet procesi, dhe është shkelje që mënyra e votimit të ndryshohet pasi ka filluar procesi”.
Deputetja e LDK-së ka thënë se partia e saj sot nuk mori pjesë në takimin e ftuar nga kreu i LVV-së, Albin Kurti, pasi “nuk dëshiron të ketë një marrëveshje politike me LVV-në”./REL



Të tjera
Portieri i Spanjës s’i frikësohet Cristiano Ronaldos: Nuk është më i njëjti sikur kur ishte te Real Madridi
Trajneri i Meksikës, zbulon planin ndaj yllit të Anglisë: Harry Kane nuk duhet të ketë hapësirë
9 tiparet e njerëzve të suksesshëm