Aktori i njohur Robert De Niro shprehu mbështetjen për vajzën e tij transgjinore, Airyn De Niro, një ditë pasi ajo bëri publike identitetin e saj si një grua transgjinore.
Ylli i filmit Goodfellas, 81 vjeç, tha se ai “e do dhe e mbështet” atë e cila është një nga shtatë fëmijët e tij.
“E kam dashur dhe mbështetur Airyn si djalin tim, dhe tani e dua dhe e mbështes Airyn-in si vajzën time”, tha fituesi i çmimit Oscar, në një deklaratë për TMZ të mërkurën.
“Nuk e kuptoj pse bëhet gjithë kjo zhurmë… i dua të gjithë fëmijët e mi”, shtoi ikona e kinemasë për Airyn-in, e cila ka nisur terapinë hormonale që vitin e kaluar.
Fjalët mbështetëse të aktorit vijnë pas një interviste të gjatë që Airyn dha për një revistë të njohur për komunitetin LGBT ku foli për rrugëtimin e saj drejt vetëpranimit.

Airyn shpjegoi se shpreson të shërbejë si një model frymëzimi për gratë queer me ngjyrë, të cilat krijojnë përkufizimin e tyre të bukurisë.
Të tjera
Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri
Biografia e kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha
Abdixhiku: Një fitore e injorancës