Bllokada në Kuvendin e Kosovës vazhdon. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe kanë dalë kundër propozimit për votim të fshehtë si mundësi për zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.
Pavarësisht dallimeve të thella politike, këto parti kanë shfaqur unitet të plotë kundër kësaj procedure, duke refuzuar votimin e fshehtë që mund të lejonte deputetëve më shumë liri veprimi.
Donika Gërvalla ka thënë se ky refuzim po shihet si shenjë e mosbesimit të thellë që partitë kanë ndaj deputetëve të tyre dhe si një tjetër dëshmi e krizës së funksionimit parlamentar
Postimi i plotë:
Bllokada vazhdon.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të gjithë së bashku, kundër votimit të fshehtë për Kryetar të Kuvendit, si mundësi për zhbllokim të proceseve.
Mes tyre dhe Listës Serbe unitet i plotë, ndaj deputetëve të tyre mosbesim total.
Humbës të dobët.



Të tjera
Kylian Mbappe për Paraguain: Përdorën taktika të shëmtuara
Turqia do të presë Samitin e NATO-s për herë të parë pas 22 vitesh
Trump bisedë telefonike me Zeleknsyn dhe Putinin para Samitit të NATO-s