Luan Gacaferi “godet” Lushtakun: U bëre ma i pasur se vet shteti, me një rrogë deputeti e kryetar komune!

Anëtari i listës “Guxo”, Luan Gacaferi, ka reaguar ashpër ndaj Sami Lushtakut, duke e akuzuar për pasurim gjatë kohës së luftës.

Ai ironizon veprimet e tij, duke i vënë përballë sakrificës së të burgosurve politikë, si Albin Kurti. “Prandaj qe ti ke qenë ushtar, gjatë luftës bleje toka e lokale, përderisa Albin Kurti, torturohet egërsisht në burgjet e Serbisë!”, shkruan ai, duke e akuzuar ish-ushtarin se sot është më i pasur se vet shteti me të ardhura të dyshimta.

Reagimi i plotë:

Prandaj qe ti ke qenë ushtar i flisje atij ushtarit tjetër serbisht në telefon!

Prandaj qe ti ke qenë ushtar ke pas kohë të mjaftushme me ble toka edhe gjatë luftës, qe t’i shesësh pas luftës!

Prandaj qe ti ke qenë ushtar, gjatë luftës bleje toka e lokale, përderisa Albin Kurti, torturohet egërsisht në burgjet e Serbisë!

Prandaj qe ti ke qenë ushtar, u bëre ma i pasur se vet shteti, me një rrogë deputeti e kryetar komune!