Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 5 maj, përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive.
Kurti e ka ftuar Lumir Abdixhikun që LVV-ja dhe LDK-ja të bëjnë koalicion qeverisës, i cili do t’i hapte rrugë zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
E ndaj kësaj ftesë të Kurtit ndaj Abdixhikut, ka reaguar avokati Tomë Gashi.
Ai në një postim në Facebook, paralajmëroi se nuk do ketë koalicion LVV-LDK.
Letra, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka siguruar, u bë publike pas dështimit të përpjekjes së njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit.
Nga LDK-ja nuk janë deklruar deri më tani për ftesën e Kurtit.



Të tjera
Kërkimi i lumturisë na bën të palumtur
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drenas: Kujtesë dhe reflektim për brezat e ardhshëm
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshin të gjitha nënat dhe familjet