Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vizitës së saj zyrtare në Shtetin e Bruneit, ku u prit me nderime të larta nga Madhëria e Tij, Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah.
Në një postim publik, Osmani e ka cilësuar këtë vizitë si “një vizitë historike”, duke theksuar se është ndërtuar “një raport i bazuar në respekt e besim reciprok” mes dy shteteve.
“Një e ardhme e ndritur e potencial i jashtëzakonshëm për bashkëpunim!”, ka shkruar Presidentja, duke falënderuar Sulltanin për mikpritjen dhe nderimin që iu bë Republikës së Kosovës gjatë vizitës.



Të tjera
Mbajtja e kafshëve në zyre e zvogëlon stresin dhe e rritë produktivitetin
Dëmet që sjell konsumimi i alkoolit
Provoni këto këshilla për të hequr rrathët e errët nën sy