Kryeministri ne detyrë, Albin Kurti, ka filluar t’i zbus qëndrimet.
Përmes një letre, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur gatishmëri për një koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në këtë letër Kurti nuk ka hezituar t’ia përmend LDK-së historikun e koalicioneve me partitë e tjera përfshi Vetëvendosjen.
“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Në sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”- thuhet tutje në letër.
“Më lejoni të shkojë në zyrë të shoh letrën dhe do të kthejë përgjigje me kohë. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë. Do të kemi përgjigje zyrtare siç i takon një partie”, tha Abdixhiku.
Abdixhikut nuk i mjaftuan as disa orë në zyre për të marrë një vendim final.
“Pritni keni durim, do të jem transparent si çdoherë tjetër. Qëndrimet e LDK-së tashmë i dini”, tha Abdixhiku.
Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë qenë në koalicion edhe në të kaluarën por që ishte jetëshkurtër për shkak se kjo e fundit ngriti mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti 1.
Të tjera
Sa është pagesa e kalimit me makinë në autostradat e vendit?
BE e Franca dënojnë shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë
Vuçiq, kalë troje i Putinit në Ballkan