Deputetja së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka folur për dështimin e seancës së fundit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës si dhe për letrën të cilën ia ka dërguar kryetari i VV-së, Albin Kurti, Lumir Abdixhikut.
Kryeziu është shprehur se ky bllokim i konstituimit të Kuvendit të Kosovës po bëhet pa ndonjë arsye dhe se kjo nuk duhej të diskutohej nga partitë e tjera.
“Pa ndonjë arsye po mbahet peng konstituimi i Kuvendit të Kosovës kur dihet qartazi që e drejta për të kandiduar për kryetar të Kuvendit i takon partisë fituese ku meqë kjo e jona është të propozojmë kandidatin tonë nuk do të duhet të krijonte hapësirë për partitë e tjera politike që të krijonte diskutime emri i kandidatit dhe ne nuk duhet ti pyesnim ata se cilin nga kandidatët të zgjedhim. Pra është një detyrë ku do të kishte përfunduar që moti pasi partitë opozitare nuk duhet ta bllokonin situatën dhe ta mbani të tillë në shumë seanca me radhë ”, ka thënë ajo.
Gjithashtu, Kryeziu ka thënë se disa prej deputetëve frikësohen nga kandidatja e cila është zgjedhur që të votohet dhe kjo është njëra prej arsyjeve pse ende nuk kemi një Kuvend.
Të tjera
Sa është pagesa e kalimit me makinë në autostradat e vendit?
BE e Franca dënojnë shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë
Vuçiq, kalë troje i Putinit në Ballkan