Në emisionin “Krejt Kapak”, Ramadan Nishorit ka folur sërish mbi abuzimin seksual nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ai tregoi që nga fillimi se si filluan t’i ndajnë burra nga gratë dhe u shpreh se nuk kanë kursyer askënd.
“Filluan të na ndajnë burrat nga gratë, djemtë e ri, pleqtë, nuk kanë kursyer, krejt meshkujt që kemi qenë. Prej moshës 10-vjeçare, 12-vjeçare krejt i kanë marrë, na kanë dërgu në stacion”.
“Ndarje shumë e dhimbshme, dëgjoheshin vetëm bërtima të grave e të fëmijëve, që u kapeshin prindërve të vet, vëllezërve të vet që mos i merr, ka qenë tmerr”, është shprehur ai.



Të tjera
Mijëra protestues para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
`Livadhet e Fasules` në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive
Bimët mjekësore që i japin zgjidhje brenda muajit kolesterolit të lartë