Kryesia e ngushtë e LDK-së është mbledhur sot në zyrat e partisë.
Mësohet se në këtë mbledhje janë duke marrë pjesë vetëm nënkryetarët e LDK-së dhe disa deputetë.
Përveç kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në këtë mbledhje po merr pjesë Kujtimi Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Gazmen Muhaxhiri, Anton Quni, Besian Mustafa dhe Jehona Lushaku-Sadriu.
Në këtë mbledhje nuk po marrin pjesë Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe disa deputetë të tjerë.
Kjo mbledhje po mbahet derisa opinioni është duke e pritur një përgjigjen e kryetarit të LDK-së, Lumur Abdixhiki, i cili dje ka marrë një letër për koalicion nga kryetari i VV-së, Albin Kurti.



Të tjera
Pritje të gjata dhe autobusë të mbushur, ankohen qytetarët e Prishtinës
“Sot në veri të Kosovës nuk ka vrasës, terroristë, trafikantë e kriminelë”, politikani serb kërkon të votohet Albin Kurti, rendit arsyet
Kurti në vizitë te ish-nënkryetari i Ibrahim Rugovës