Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se për propozimin e tij për Qeveri nacionale të tranzicionit duhet të ketë takim të përbashkët.
Sipas tij, takimet individuale nuk sjellin zgjidhje.
“Duhet të ketë takim të përbashkët, takimet individuale nuk sjellin ndonjë zgjidhje sepse është qeveri kombëtare e tranzicionit, nënkupton që duhet të jemi të gjithë.
Pra, ta kemi të qartë qëllim për çka jemi, çfarë bëjmë për ata pak muaj, si i organizojmë zgjedhjet demokratike dhe si e rikthejmë demokracinë dhe politikën e mbarë në Republikën e Kosovës”, tha ai.



Të tjera
Pritje të gjata dhe autobusë të mbushur, ankohen qytetarët e Prishtinës
“Sot në veri të Kosovës nuk ka vrasës, terroristë, trafikantë e kriminelë”, politikani serb kërkon të votohet Albin Kurti, rendit arsyet
Kurti në vizitë te ish-nënkryetari i Ibrahim Rugovës