Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka kritikuar ashpër iniciativën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie tranzitore me partitë parlamentare shqiptare.
Sipas tij, LDK ka dalë e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit me vetëm 20 deputetë, dhe për ta arritur PDK-në me 24 deputetë, duhet të rritet për 20%. Ndërsa për të arritur fituesin e zgjedhjeve – Lëvizjen Vetëvendosje, me 48 deputetë – distanca është edhe më e thellë.
“Humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit,” shkroi ai, duke ironizuar përpjekjen e Abdixhikut
“LDK ka dalur e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit me 20 deputetë. Ajo duhet të rritet për 20% që ta mbërrijë PDK-në (24 deputetë) e cila është sa gjysma e fituesit të zgjedhjeve LVV (48 deputetë). Humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit. Prandaj edhe vetëm Ramush Haradinaj i është përgjigjur Lumir Abdixhikut”, shkruan ai.



Të tjera
Kurti premton dyfishim të bursave, transport publik me 10 euro dhe investime të reja në Sharr
LVV ka gjasa reale ta tejkalojë rezultatin e vitit 202
Festoni me zemër, jo me dhunë