Lëvizja Vetëvendosje ka dalë qartazi fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, me 48 deputetë, por përballë saj vazhdojnë të qëndrojnë si bllok opozitar tri partitë e tjera kryesore: LDK, PDK dhe AAK – të cilat së bashku nuk arritën të formojnë shumicë apo të prezantojnë një alternativë serioze, përcjell Bota sot.
Agim Aliçkaj i kanë quajtur këto tri parti “humbëse të zgjedhjeve” që po luajnë rolin e bllokuesve të institucioneve.
Sipas tij, LDK me pretendimin për “unitet” dhe nismën për qeveri tranzitore, bashkë me PDK-në dhe AAK-në, po synojnë të shtyjnë më tej krizën politike dhe të pengojnë formimin e qeverisë legjitime.
“Ldk Unike (!?)+Partia Demokratike e Kosovës – PDK+ Aleanca Aak=Humbës=Bllokues shteti, LS-shties, Lëvizja VETËVENDOSJE! = fituese e bllokuar nga humbësit”, shkruan ai në Facebook.



Të tjera
Kurti premton dyfishim të bursave, transport publik me 10 euro dhe investime të reja në Sharr
LVV ka gjasa reale ta tejkalojë rezultatin e vitit 202
Festoni me zemër, jo me dhunë