Deputetja, Donika Gërvalla, ka reaguar pas thirrjes së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një qeveri tranzitore që do të përfshinte të gjitha partitë shqiptare parlamentare, përfshirë PDK-në.
“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në! Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të ‘Lidhjes së Re’ dhe ideatorit të ‘Rrugës së Re’,” shkroi Gërvalla.
Ajo shtoi se ky orientim është arsyeja pse, sipas saj, “votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm.”
Postimi:
Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të “Lidhjes së Re” dhe ideatorit të “Rrugës së Re”.
Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm.



Të tjera
Kurti premton dyfishim të bursave, transport publik me 10 euro dhe investime të reja në Sharr
LVV ka gjasa reale ta tejkalojë rezultatin e vitit 202
Festoni me zemër, jo me dhunë