Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një reagim në rrjete sociale pas vendimit të Gjykatës së Apelit, në të cilin u shpall i pafajshëm.
Apeli kishte rrëzuar vendimin e Gjykatës së Fierit, në të cilën e kishte dënuar këngëtarin me 1 vit burg për falsifikimin e një deklarate noteriale.
“Pas një beteje të gjatë me padrejtësinë pas një vendimi që u bë titull portalesh dhe festë për disa, drejtësia foli sërish dhe qartë: jam i pafajshëm. Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim absurd që më dënoi me një vit burg, jo sepse më dha një favor, por sepse e pa të vërtetën. Një të vërtetë që shumë më nuk e kërkuan kurrë, sepse nuk iu interesonte drejtësia por shkatërrimi”, tha Luizi në reagimin e tij, përmes një videoje në Instagram.
Verdikti i Gjykatës së Apelit vjen pas pranimit të ankesës së bërë nga avokatët Arbër Hoxha e Dritan Metani, duke përmbysur kështu vendimin e Gjykatës së Fierit.
I pafajshëm u shpall gjithashtu edhe Fatmir Avdurramani, personi, për të cilin u pretendua që Luiz Ejlli ia hartoi deklaratën noteriale.



Të tjera
Jam i bindur se Osmani s’i kishte votat të rizgjidhej presidente
Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil dhe pa ndërprerje
Trump emëron Erika Kirk në bordin kryesor këshillues të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së