Këngëtari i njohur dhe njëkohësisht fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Gjesti, feston sot ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë për të, nuk munguan urimet nga miqtë dhe bashkëpunëtorët, por vëmendje të veçantë mori një urim që erdhi nga moderatori i spektaklit, Ledion Liço.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ledioni zgjodhi një mënyrë jo të zakonshme për ta uruar artistin. Ai publikoi një fotografi me Gjestin, duke i bashkangjitur një mesazh të shkurtër, por domethënës:

“Urime ditëlindja nub. Shkëlqe gjithmonë!”
Përdorimi i fjalës “nub” nuk ishte i rastësishëm. Ky është një term që Gjesti e ka përdorur shpesh gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA, aq sa u kthye në një shprehje identifikuese për të.
Në një nga netët e spektaklit, Ledioni e kishte pyetur këngëtarin për kuptimin e kësaj fjale, duke e vënë në qendër të vëmendjes edhe për publikun më të gjerë.

Fjala “nub”, që zakonisht përdoret në zhargonin e lojërave kompjuterike, u shndërrua në një simbolikë personale për Gjestin, duke u kthyer në pjesë të identitetit të tij gjatë gjithë rrugëtimit në Big Brother VIP Albania.



Të tjera
Dy gabime që i bëjnë çiftet në shtrat
Java nis me diell dhe temperatura tipike të korrikut, mundësi edhe për riga lokale shiu
5 gjërat që duhet të dini kur mbushni 40 vjeç